Flet edhe Albena Reshitaj: Ja pse e votova Vjosa Osmanin për presidente – tregon nëse është larguar nga AAK-ja

Aktuale

Flet edhe Albena Reshitaj: Ja pse e votova Vjosa Osmanin për presidente – tregon nëse është larguar nga AAK-ja

Nga: N. H Më: 5 prill 2021 Në ora: 18:11
Albena Reshitaj

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, ditën e djeshme mori pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Reshitaj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka sqaruar në detaje vendimin e saj për të qëndruar në seancë për votimin e Osmanit.

Kurse, ka treguar se edhe me tej vazhdon të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Dua të bëj me dije se nuk është e vërtetë që jam larguar nga partia të cilës i takoj dhe kam kaluar në ndonjë grup tjetër parlamentar, ashtu siç përgënjeshtroj çdo tendencë që e përfshijnë emrin tim si një kandidate eventuale për kryetare të Komunës së Suharekës. Unë jam pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës derisa besoj që edhe mendimi ndryshe është pjesë e demokracisë brenda partisë që i takoj”, ka shkruar ajo.

Ja shkrimi saj:

Të dashur qytetarë dhe votues të nderuar,

Ashtu siç kam bërë të ditur në paraqitjet e mija në Kuvendin e Kosovës, po e ndjej obligim të sqarohem edhe njëherë rreth vendimit tim për të qëndruar në seancë kur po votohej për president.

Janë dy arsye kryesore për këtë:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë në një situatë të rënduar nga Pandemia, do të ishin rrezik tepër i madh për qytetarët tanë, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë që institucionet të merren me menaxhimin e kësaj gjendje dhe jo të kontribuojmë që situata të përkeqësohet. Si një profesioniste shëndetësore nuk kam mundur ta bindi vetën që diçka e tillë të ndodh.

Së dyti, me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe në integritetin e shtetit të Kosovës, është fakti se ne nuk mund të lejojmë që Lista Serbe të arrijë që ta bllokoj vendin me direktiva nga politika e Beogradit ashtu siç kemi qenë të detyruar në të kaluarën.

Qëndrimin tim e kam shfaqur secilën here në forumet tona partiake, ku kam dhënë mendimin dhe kam propozuar e argumentuar nevojën e reflektimit politik, me qëllim të konsolidimit institucional.

Ndërkaq për zërat dezinformues dhe me tendenca të caktuara se gjoja mund të ketë qënë ndonjë interes personal i imi që më ka shtyer të marr atë vendim, më vjen keq për nivelin e tillë të propagandave dhe trillimeve. Në këtë aspekt e ritheksoj që qëndrimi im është i bazuar vetëm në arsyet humane dhe profesionale sepse kështu e kam të ndërtuar karakterin dhe personalitetin tim. Për këtë, më mirë se çdo fjalë e thënë, koha do t’i dëshmojë të gjitha.

Poashtu dua të bëj me dije se nuk është e vërtetë që jam larguar nga partia të cilës i takoj dhe kam kaluar në ndonjë grup tjetër parlamentar, ashtu siç përgënjeshtroj çdo tendencë që e përfshijnë emrin tim si një kandidate eventuale për kryetare të Komunës së Suharekës.

Unë jam pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës derisa besoj që edhe mendimi ndryshe është pjesë e demokracisë brenda partisë që i takoj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat