Presidenti i KOK-ut vizitoi Shoqatën “Syndrom Down Kosova”

Aktuale

Presidenti i KOK-ut vizitoi Shoqatën “Syndrom Down Kosova”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi ka vizituar sot Shoqatën “Syndrom Down Kosova” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Në shoqërim të legjendës së karatesë Enver Idrizi, presidenti Krasniqi u prit nga drejtoresha e kësaj shoqate Sebahate Beqiri-Hajdini së bashku me stafin e saj, përjell KosovaPress.

Krasniqi tregoi që KOK-u do të vazhdojë që ta mbështesë këtë shoqatë edhe më shumë, ku po ashtu shprehu falënderime për pritjen dhe përkujdesin që e bëri drejtoresha Beqiri-Hajdini dhe shoqata për persona me aftësi të veçanta.

Pasi që presidenti Krasniqi u njoftua për sfidat që po përballet shoqata, ai u pajtua që të dy palët të kenë takime më të intensifikuara.

Në fund, drejtoresha Beqiri-Hajdini falënderoi presidentin Krasniqi dhe ish-karateistin Idrizi, për vizitën e tyre, ku shfrytëzoi rastin që ti njoftojë me sfidat që po kalojnë si, dhe me ambientet e reja të shoqatës, duke kërkuar mbështetje dhe bashkëpunim mes dy palëve.

Pas takimit, u ndanë edhe disa dhurata simbolike, ku e pranishme ishte edhe Medina Surdulli, e cila është kampione e notit në garat me Syndrom Down.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat