Deputeti Uka flet për emërimin e vëllait si këshilltar në ministri

Aktuale

Deputeti Uka flet për emërimin e vëllait si këshilltar në ministri

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:47
Fitim Uka

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka ka folur për emërimin e vëllait të tij si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Emërimi i Sami Ukës, këshilltar i ministrit Vitia po bëhet për herë të dytë. Ai ka qenë zyrtar i OBSH-së në Prishtinë, por në narracionin e mediave ai ishte vetëm vëllai im. Unë mendoj se duhet të diferencohet ky rast edhe nga deklarata e Kryeministrit Kurti pasi ai nuk është punësim por emërim.

Vëllai ka lënë një vend pune dhe është emëruar këshilltarë në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Uka.

“Nëse mendoni se është privilegj të jesh në këtë kohë këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, mjafton të shikoni CV e vëllait dhe ta shihni kalimin se çfarë institucioni ka lënë për t’u bërë këshilltar në MSH”, ka sqaruar më tej deputeti Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat