Për 24 orë janë gjobitur 829 qytetarë për mosrespektimin e masave antiCOVID

Aktuale

Për 24 orë janë gjobitur 829 qytetarë për mosrespektimin e masave antiCOVID

Më: 10 prill 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustruese

Për 24 orë janë gjobitur 829 qytetarë.

Policia e Kosovës ka publikuar numrin e gjobave të shqiptuara ndaj qytetarëve për shkeljen e masave antiCOVID dhe të rregullave të trafikut.

Sipas raportit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 829 gjoba ndaj atyre që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID.

Kurse, gjatë kësaj periudhe, 965 persona janë gjobitur për shkak se i kanë shkelur rregullat e trafikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat