Presidentja Vjosa Osmani kujton masakrën e Lubizhdës, përmend dëshmorët e UÇK-së

Aktuale

Presidentja Vjosa Osmani kujton masakrën e Lubizhdës, përmend dëshmorët e UÇK-së

Nga: A.Morina Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Lubizhdë të Hasit, ku u ekzekutuan 40 burra, gra dhe fëmijë.

Gjithashtu, presidentja e vendit kujtoi edhe 14 ushtarët e UÇK-së, të cilët ranë dëshmorë në këtë masakër.

Osmani tha se të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lubizhdës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz.

“Më shumë se dy dekada, asnjë përgjegjësi nga askush. Ndaj, banorët e këtij fshati do të gjejnë paqen kur autorët të vihen para drejtësisë. Një mision i yni që nuk do të ndalojë asnjëherë”, shkroi Osmani në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

22-vjet më parë në Lubizhdë të Hasit, Batalioni i Dytë i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave, mizorinë e vetë e tregoi duke ekzekutuar 40 burra, gra e fëmijë. Përgjatë luftimeve ranë edhe 14 dëshmorë të UÇK-së.

Disa nga të vrarët janë konsideruar të zhdukur e më pas janë gjetur në varre masive në Has. Pas identifikimit në shtator të vitit 1999 janë varrosur në varrezat e dëshmorëve e martirëve në këtë fshat.

Përveç 300- shtëpive të dëmtuara, forcat serbe dëmtuan edhe objekte të trashëgimisë shpirtërore.

Të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lubizhdës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz.

Më shumë se dy dekada, asnjë përgjegjësi nga askush. Ndaj, banorët e këtij fshati do të gjejnë paqen kur autorët të vihen para drejtësisë. Një mision i yni që nuk do të ndalojë asnjëherë!

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Lubizhdës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat