Pulomologu shtrihet në emergjencë pas publikimit të videos, kjo është gjendja e tij

Aktuale

Pulomologu shtrihet në emergjencë pas publikimit të videos, kjo është gjendja e tij

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:09
Ibrahim Hoti

Pulomologut Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, i është rënduar gjendja shëndetësore.

I njëjti është duke marr tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës. Shkaku i rastit, ai është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psiqike.

Ndërkohë, kolegët e tij janë duke protestuar dhe po kërkojnë lirimin e tij.

Ndryshe, pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve.

E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

Pas publikimit të kësaj videoje, ai është suspenduar nga puna dhe është dërguar në mbajtje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat