Arben Vitia: Të pavërteta lajmet në lidhje me kontratat për vaksinat, ftoj Prokurorinë të hetojë rastin

Aktuale

Arben Vitia: Të pavërteta lajmet në lidhje me kontratat për vaksinat, ftoj Prokurorinë të hetojë rastin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:38
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

(E plotësuar 22:10) - Të pavërteta, të dëmshme dhe dashakeqe i ka quajtur ministri i Shëndetësisë raportimet në lidhje me mos nënshkrimin e kontratës me kompaninë Pfizer dhe BionTech. Madje, Arben Vitia ka ftuar Prokurorin e Shtetit që të veprojë nga kujtdo që dëmton një proces kaq delikat. Sipas tij, në këtë fazë nuk mund të flitet për progresin në këtë aspekt, meqë janë deklarata nën hetim.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer dhe BionTech, për çka furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

Ai në një konferencë për media se sigurimi i vaksinave për qytetarët nuk është lojë, dhe kështu rrezikohet shëndeti i qytetareve. Shtoi se sonte në vend të një konference për të lajmëruar ecurinë e masave të marra, apo për masa të reja duhet të flas për një temë e cila “u provokua nga një lajm i pavërtetë”.

Vitia: Këto të dhëna janë konfidenciale, nuk mund të flasim për progresin

"Po të mos ishte i dëmshëm për procesin e sigurimit të vaksinave, nga i cili varet edhe shëndeti i qytetarëve ndoshta do të reagonim edhe të hënën apo nuk do të reagonim fare. Lajmi i publikuar në ‘Gazetën Insajderi’ është i pavërtetë, dëmshëm, dhe dashakeq. Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informacione zyrtare janë krejtësisht të pasaktë. Ne nuk mund të flasim për progresin që kemi bërë me sigurimin e vaksinave, sepse kjo çështje është strikt, konfidenciale. Edhe ata që kanë rrjedhur çfarë do çerek lajmi sipas tyre, e kuptojnë se këto të dhëna janë konfidenciale”, ka deklaruar Vitia.

Për më tepër, sipas tij ata që rrjedhin të tilla informacione dëmtojnë procese të ndjeshme.

Vitia: Ftojnë Prokurorin e Shtetit që të mbrojë interesin publik

“Procesi i sigurimit dhe furnizimit me vaksina nuk është lojë. Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve tanë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie. Ne ftojmë Prokurorin e Shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe të veprojë nga kujtdo që dëmton një proces kaq delikat, por kaq jetik gjithashtu”, shtoi ai.

Vitia siguroi se komisioni për negocim për sigurim të vaksinave është në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë e prodhimit të vaksinave.

E, kryesuesi i Komisionit për Sigurimin e Vaksinave, Naim Bardiqi shtoi se është shqetësuese ndërhyrja në punën e komisionit dhe se gjëra të tilla janë të sanksionuar edhe me Kodin Penal të Kosovës.

Bardiqi: Jemi në deklarata nën betim

“Jemi në deklarata nën betim dhe për këtë arsyeje nuk mund të japim detaje lidhur me progresin e arritur rreth negocimit të vaksinave që jemi duke e bërë me prodhuesit e drejtpërdrejt të vendeve të ndryshme. Mund të ju them se jemi optimist dhe angazhimi ynë nuk mungon... Gjëra të tilla janë të sanksionuara edhe me Kodin Penal të Kosovës në rast se nuk respektohen vendimet e organit kompetent”, ka shtuar ai.

Më tej, Bardiqi derisa është pyetur edhe për sasinë e vaksinave që janë përmendur në dokumentet për të cilat është raportuar sot gjatë ditës, siguroi se askush nuk ka qasje në ato me të cilat po negocion grupi punues.

Udhëheqësi i shëndetësisë në Kosovë nuk ka dhënë detaje se kur do të arrijnë vaksinat e Pfizer në Kosovë, veçse tha se qëndron prapa deklaratave që ka dhënë për ato të AstraZeneca.

Vitia: Qëndroj prapa këtyre fjalëve

“Informacioni që kam dhënë përmes konferencave të tilla, kam thënë se një pjesë e një pjese tjetër do të vie në fillim të prillit, apo në fillim të majit. Dhe qëndroj prapa këtyre fjalëve dhe ashtu edhe do të jetë”, shtoi ai.

Mbrëmjen e së premtes, para gazetarëve ai nuk ka dhënë detaje as sa i përket kompanive me të cilat po negociohet. Por, që siguroi se ka buxhet të mjaftueshëm.

Vitia: Buxheti nuk ka qenë në asnjë moment problemi

“Ka buxhet të mjaftueshëm dhe buxheti nuk ka qenë në asnjë moment problemi sa i përket sigurimit të vaksinave", ka deklaruar ai.

Krejt në fund, ministri Vitia ka folur edhe për masat anti-COVID, ku theksoi se mos-respektimi i tyre është rrezik për shëndetin e qytetarëve.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për procesin e sigurimit të vaksinave.

Para mediave, Vitia nuk është deklaruar për një datë të mundshme se kur do të vijnë vaksinat e kontraktuara në Kosovë.

Ai është arsyetuar duke thënë se një informacion i tillë është krejtësisht konfidencial.

“Unë e kuptoj kreshërinë e juaj edhe të qytetarëve për data ekzakte, mirëpo ne jemi këtu për të punuar çdo minut e orë për të siiguruar vaksinat, dhe për këtë ju siguroj deri në momentin e fundit. Nuk mund të jap detaje ngase komisioni ka një deklaratë nën betim”, tha ai.

Në ndërkohë, ai është pyetur edhe për faktin se pse ministria që ai drejton, në një kohë kur ka shuëm të infektuar me COVID-19 planifikon lehtësimin e masave.

Vitia ka thënë se vendimi është marrë pas takimit me të gjitha grupet e interesit.

Sipas tij, është parësore që masat të respektohen nga të gjithë.

“Nuk është vetëm pas takimit me Asociacionin e Komunave, kam pasur takim me kryetarët e komunave dhe kam dëgjuar të gjitha shqetësimet në raport me masat të cilat kanë hyrë në fuqi. Ne kemi paralajmëruar se masat do të jenë në fuqi deri të dielën. MSH ka formuar grupet punuese me të gjitha hisedarët, pra bizneset dhe akterët tjerë në mënyrë që të gjithë të bëhemi partnerë. Sado që marrim masa, sado që mundohemi të bëjmë respektimin e këtyre masave,  duhet të jemi hisedarë në respektimin e masave. Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht të gjitha rekomandimet e IKSHP-së dhe qeverisë, sepse kanë vetëm një qëllim, mbrojtjen e shëndetit publik”, tha ai.

***

 ​Vitia thotë se kanë buxhet të mjaftueshëm për vaksina, por s’tregon se nga do të sigurohen ato

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka dhënë detaje sa i përket negocimit për sigurimin e vaksinave. Ai nuk ka treguar se me cilat kompani të tjera po negociohet, por që siguroi se ka buxhet të mjaftueshëm.

"Ka buxhet të mjaftueshëm dhe buxheti nuk ka qenë në asnjë moment problemi sa i përket sigurimit të vaksinave", ka deklaruar ai.

"Unë e kuptoj kërshërinë e juaj dhe të qytetarëve për data ekzakte, por ne jemi këtu për të punuar për të siguruar sa më shpejt vaksinën. Nuk mund të dalim të dhëna konfidenciale, sepse ata janë betuar për konfidencialitet", ka thënë Vitia.

"Përfitues përveç shteteve të tjera do të jetë Kosova me një sasi e cila do të vijë.... Qëndroj prapa këtyre fjalëve që një pjesë do të vie në prill, e pjesa tjetër në maj", tha ai.

Ai ka thënë se mos respektimi i masave anti-Covid është rrezik për shëndetin e qytetarëve.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka quajtur të dëmshme, dashakeqe dhe të pavërteta raportimet në lidhje me atë se ai nuk nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Për këtë thuhej se puna për furnizim me vaksina është kryer dhe se furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

Ai në një konferencë për media se sigurimi i vaksinave për qytetarët nuk është lojë, dhe kështu rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Ai ka ftuar prokurorinë e shtetit dhe të veprojë ndaj atyre që siç tha ai dëmtojnë këtë proces.

"Po të mos ishte i dëmshëm për procesin e sigurimit të vaksinave, ndoshta do të reagonim të hënën apo fare. Lajmi i publikuar në gazëtën insajderi është dëmshëm, i pavërtetë dhe dashakeq. Sepse ata që janë siguruar me kinse informacione janë krejtësisht të pasakta. Këto të dhëna janë konfidenciale dhe duhet të kuptojmë që kanë dëmtuar shëndetin qytetarë”, tha ai.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin e publikuar sot në Gazetën online Insajderi në lidhje me mosnënshkrimin e kontratës me Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave.

Vitia ka thënë se edhe ato gjysëm informacione që kanë dalë janë konfidenciale dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Tutje ai ka ftuar Prokurorinë të hetojë në lidhje me këtë rast.

“Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Eshtë i pavërtetë sepse ata kinse janë siguruar me informacione zyrtare janë të pavërteta. Edhe ato gjysëm materiale që kanë rrjedhur janë konfidenciale dhe kjo mund të rrezikojë edhe shëndetin e qytetarëve. Ne ftojmë Prokurorinë e Shtetit të veprojë ndaj kujdo që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Si Ministër i juaj i Shëndetësisë jam i kënaqur me punën e bërë nga Komiisoni për sigurimin e vaksianve” tha Vitia.

Arben Vitia paralajmëron konferencë për media sonte në ora 20:45

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar se sonte në ora 20:45, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për media.

Ministri Vitia në këtë konferencë do të flasë lidhur me temën për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Media gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkraur kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Të nderuara media,

Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19.

Konferenca mbahet në ora 20:45, në Ministri të Shëndetësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat