Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 19 prill 2021 Në ora: 07:13
Ilustrim

Ngjarjet e datës 19 Prill 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Afrim Miftari për trafikim me njerëz dhe keqpërdorimi seksual i personave nene moshën gjashtëmbëdhjetë vjet. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiq mban konferencë për media në të cilën do te prezantoje të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

 - Me rastin e 22 vjetorit të zhdukjes së Heroit të Kosovës - Idriz Rrecaj organizohen homazhe dhe nderime tek pllaka - parku i qytetit “Idriz Rrecaj” në Skenderaj. (Skenderaj, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrtoni kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për shqyrtim me urgjencë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr. 04/L-123 të Procedurës Penale i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.06/L-091, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Prizrenit do të organizojë takim me individët dhe OJQ-të, që punojnë në fushën e mjedisit dhe që kontribuojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore  me qëllimi diskutimi lidhur me thirrjen publike të DSHP-së për mbështetje financiare për individët dhe OJQ-të që punojnë në fushën e mjedisit. (Salla e Kuvendit Komunal, tek Shtëpia e Bardhë, ora 13:30)

- Mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës. (Salla e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë përurimin e projektit “Ndriçimi i Kalasë”. (Kalaja e Prizrenit, ora 18:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat