Publikohen statistikat: Kosova gati e fundit për vaksina, Shqipëria lë pas Kroacinë e Serbinë

Aktuale

Publikohen statistikat: Kosova gati e fundit për vaksina, Shqipëria lë pas Kroacinë e Serbinë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:44
Ilustrim

Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafikë me të dhënat më të fundit, në të cilën ka paraqitur numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës.

Sipas të dhënave të publikuar më 19 prill, Shqipëria renditet e para në këtë listë me 0.39 vaksinime për 100 banorë, pas saj rënditet Kroacia me 0.37, më pas Serbia me 0.34, ndërsa Kosova është renditur e parafundit në këtë listë me 0.06 vaksinime për 100 banorë.

Sipas të dhënave, Mali i Zi është renditur pas Serbisë me 0.29 vaksinime, më pas është renditur Lituania me 0.24, më pas Turqia me 0.23 vaksinime.

Bosnja dhe Hercegovina është renditur e fundit me 0.01 vaksinime për 100 banorë.

Kujtojmë se Bashkimi Europian do të ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me shpërndarjen e vaksinave antiCOVID. Sipas njoftimit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut do të marrin  rreth 500 mijë doza, pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi.

Ndërkohë, Kosova do të marrë 95 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19, të financuara nga BE-ja, të cilat do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat