Ish-këshilltari i Thaçit nuk ndalet me akuza për Qeverinë Kurti, ja çfarë thotë kësaj radhe

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit nuk ndalet me akuza për Qeverinë Kurti, ja çfarë thotë kësaj radhe

Nga: N. H Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:47
Qeveria e Kosovës

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka drejtuar akuza përsëri në drejtim të ekzekutivit aktual, duke thënë për këta të fundit se po i bëjnë edhe një muaj paaftësi.

Sipas tij, Qeveria Kurti në këto momente më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.

Ja shkrimi i tij:

Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program.

Edhe pse nuk ka nevojë të negociojë me askënd për përafrim programi, sepse e gëzon tërë pushtetin, ajo më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.

 

Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program. Edhe pse nuk...

Posted by Adil Behramaj on E mërkurë, 21 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat