Avokati Gazmend Halilaj zbulon shifrat: Mbi 2 miliardë euro fshihen nga oligarkët jashtë Kosovës

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj zbulon shifrat: Mbi 2 miliardë euro fshihen nga oligarkët jashtë Kosovës

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:01
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, thotë oligarkët kanë fshehur mbi 2 miliardë euro pasuri jashtë Kosovës.

Ai përmes një postimi ën Facebook, thotë se para se të hyj në fuqi ligji për konfiskimin e pasurisë, duhet të paraprakisht të bëhen marrëveshje me shtetet e lindjes dhe perëndimit, sidomos me Qipron dhe Turqinë.

Ai shton se oligarkët kanë fshehur mbi 2 miliardë euro pasuri jashtë Kosovës, pasuri kjo e fituar në mënyrë të paligjshme.

Postimi i plotë:

Para hyrjes në fuqi të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, duhet që, paraprakisht të bëhen marrëveshje me shtetet e lindjes dhe ato të perëndimit, sidomos Qipron dhe Turqinë, ngase sipas informatave mbi 2.000.000.000 euro pasuri, OLIGARKET, kanë të fshehura tek disa nga këto shtete.

Mos harroni ,”ligjet vlejnë në kohë dhe hapësirë”, pasuritë që gjenden brenda territorit të KS, janë më pak se 1%, e pasurisë që mund të jetë objekt i konfiskimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat