Grenell i reagon Kurtit: Ndërkombëtarët duhet të jenë dyshues ndaj motiveve tua

Aktuale

Grenell i reagon Kurtit: Ndërkombëtarët duhet të jenë dyshues ndaj motiveve tua

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:44
Grenell dhe Kurti

Ka pasur reagime të shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas votimit të tij në zgjedhjet nacionale në Shqipëri.

Ndër ta është edhe ish-i Dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai tha se ky veprim i tij i tregon shumëçka botës, teksa shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, shkroi Grenell në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat