Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 27 prill 2021 Në ora: 06:05
Ilustrim

Ngjarjet e datës 27 Prill 2021

- Ministri i Shëndetësis, Drejtori i ShSKUK-së, dhe Drejtori i Fondit të sigurimeve shëndetësore raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit të performances, zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit pÑ‘r trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit. (Para ndërtesës së Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Klubit të Prodhuesve të Kosovës organizon panelin e diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label”. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 198-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të 27 Prillit, Ditës kombëtare për persona të zhdukur në Kosovë udhëheqësit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, së bashku me një numër të familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, do të vendosin lule tek memoriali i personave të zhdukur dhe njëkohësisht do t’u drejtohen mediave në një konferencë të shkurtër. (Para objektit të Kuvendit, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ministrja e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT si dhe bordi dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit raportojn para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e kërkesës së KOSTT dhe situaten aktuale e privatizimit në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Meje te Gjakovës, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë diskuton lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton ankesat lidhur  me procedurat e zgjedhje sÑ‘ pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit si dhe propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nÑ‘ Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Në Ditën e të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë inaugurimin e fillimit të punimeve për Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël. (Krushë e Vogël, ora 13:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat