A do të kandidoj Armend Muja për kryetar të Mitrovicës?

Aktuale

A do të kandidoj Armend Muja për kryetar të Mitrovicës?

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:56
Armend Muja

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen këtë vit.

Por, kush do të jetë kandidat për kryetar në Komunën e Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk është bërë e ditur.

Armend Muja deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se është i gatshëm për çdo pozitë që VV e sheh të arsyeshme për të.

“ Është hera e parë që jam inkuadruar në politikë dhe kam parë që në opinion publik thoshin ose ministër ose kryetar. Me të tregu të drejtën unë nuk kam pasur ndonjë lloj marrëveshje, specifika të këtyre marrëveshjeve unë nuk kam(…) Unë jam i gatshëm të shërbej në çdo vend ku e sheh Lëvizja Vetëvendosje mirëpo nuk është diçka specifikisht që unë kam informacion,” – tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat