“Presidenti kroat garant në Speciale për Thaçin”, ish zëvendësi i Tahir Zemajt i përgjigjet Hisen Berishës

Aktuale

“Presidenti kroat garant në Speciale për Thaçin”, ish zëvendësi i Tahir Zemajt i përgjigjet Hisen Berishës

Nga: P.R Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:04
Hisen Berisha dhe Hashim Thaçi

Gjykata Speciale u ka refuzuar kërkesën për lirim me kusht Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, por Specialja nuk përjashtoi që kjo të ndodhë në rast se një shtet i tretë garanton.

E ish Komandanti i UÇK-së, gjeneral Hisen Berisha deklaroi se Presidenti i Kroacisë është ofruar për të qenë “garanci” para Gjykatës Speciale për mbrojtjen e në liri të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”, është shprehur Hisen Berisha.

E kjo deklaratë e Berishës, ka nxitur reagimin e bashkëluftëtarit dhe ish zëvendësi i kolonel Tahir Zemajt, Major Nazif Ramabaja.

“Garancë për me que në Serbi apo Rusi?”, ka qenë komenti i shkurtër nga Major, Nazif Ramabaja, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat