Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së i kundërpërgjigjet ashpër Isa Mustafës: Kjo është lojë e ndytë

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së i kundërpërgjigjet ashpër Isa Mustafës: Kjo është lojë e ndytë

Nga: P.R Më: 3 maj 2021 Në ora: 20:29
Isa Mustafa

Ish kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që Qeveria dhe Presidenca e Kosovës të garantojnë për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, pasi u raportua se Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garanci për lirim me kusht për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

“Jam shumë i bindur se asnjëri nga krerët e UÇK-së, të cilët tani po përballen me akuza në Dhomat e Veçanta në Hagë, nuk paraqesin rrezik për drejtësinë, nëse do tu lejohej të mbrohen në liri. Të gjithë ata kanë treguar gatishmëri të përballen me drejtësinë. Është më e pakta që institucionet e larta të vendit do duhej të bënin për qytetarët e vet. Pozitat e larta kërkojnë edhe marrje të përgjegjësisë së lartë, të pëlqeu apo jo”, është shprehur Isa Mustafa.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“Kjo është lojë e ndytë. Isa Mustafa sa ishte në pushtet u ngritën aktakuzat dhe u arrestuan të akuzuarit , pse atëherë nuk kërkonte të garantonte mbrojtjen në liri në Kosovë?!”, shkruan ndër tjerash familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Askush nuk e besoj që është kundër që të akuzuarit të mbrohen në liri. Por loja e Isa Mustafes dhe të tjerëve për ta vënë në lajthitje Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani në raport me Gjykatën Speciale me qellim që të hapin kapitullin e konfrontimit me SHBA-BE, është e ligë.

Kjo është lojë e ndytë. Isa Mustafa sa ishte në pushtet u ngritën aktakuzat dhe u arrestuan të akuzuarit , pse atëherë nuk kërkonte të garantonte mbrojtjen në liri në Kosovë?!

Ligji i Gjykatës Speciale e komenton mbrojtjen në liri dhe u jep të drejtë që të mbrohen por jo në Kosovë këtë e dijnë mirë opozitarët e vegjël.

Ata kanë të drejtë të mbrohen në liri në vendin ose shtetin e tretë i cili ofron garancitë në pajtim me kushtet e Gjykatës Speciale .

Isa Mustafa është ai i cili u ka bërë dosje të akuzuarve gjatë kohës sa ishte kryeministër, bile në postin e kryeministrit, ia pate përmendur Ramush Haradinajt ngjarjet Radoniqit ia tha publikisht por në mënyre sekrete a e dini çka mund të ketë thënë Isa Mustafa?!

Shumica ju që po klithni, tani dhe sugjeroni se çka do të duhet të bëjë kryeministri apo Presidentja në këtë rast, gjatë viteve ua keni bërë dosjet të akuzuarve tash po provoni të shpërlani vetveten.

Nuk e kanë HALLIN opozitarët për ata që mbahen në Hagë por shfrytëzojnë rastin dhe bëjnë luftë politike kundër Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në kurriz të atyre që po mbahen në burg.

Kështu bëtë edhe kur e rrezuat Albinin mu në pikun e pandemisë.

Nuk iu intereson juve drejtësia as viktimat juve u intereson pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat