Ministri Vitia iu kundërpërgjigjet deputetëve të opozitës për vaksinat

Aktuale

Ministri Vitia iu kundërpërgjigjet deputetëve të opozitës për vaksinat

Nga: M.H. Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:16
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia iu është përgjigjur pyejteve që deputetët kanë parashtruar në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Vitia ritheksoi edhe njëhere që ai ka premtuar që vaksinimi do të filloj në maj dhe ashtu ja filloi, shkruan “Bota sot”.

Tutje, ministri iu kundërpërgjigjet Tahirit dhe Haxhiut duke iu drejtuar se pse nuk kanë blerë vaksina deri më datën 23 mars dhe iu bënë me dije që më 4 maj ka ardhur një kontigjen dhe më tej do të vazhdojn kontigjenët e tjerë.

“Ka shumë vende të tjera që kanë filluar të blejnë vaksinat shumë më herët se sa na, kanë filluar të vaksinohen qytetarët shumë më herët se sa tek ne. Pse ju nuk blejt kur ishit deri ëm datën 23 mars dhe besoj dhe edi qe sakt zotëri tahiri që ju jeni të njoftuar për pocesin e negociatave nëse nuk jeni i njoftuar për besë ka munguar koordinimi në qeveri dhe ju e dini për mungesën që është shkaktuar nga këto negociata. Unë prapa po ju them atë të cilen ju kam thënë edhe më herët në Kuven që është përgjigje edhe për deputetin Haxhiu, ju kam thënë në muajin maj dhe sot jemi më 6 maj, më 4 maj ka ardhur një kontigjen do të vazhdoj kontigjenit tjera, dhe gjatë majit kam thën se do të filloj procesi i vaksinimi dhe nuk do të ndalet dhe për këtë ju garantoj”, u shpreh Vitia, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat