Vdekja e 3 familjarëve nga Kosova/ Pas ndihmës së parë u kthyen sërish në banesë, si i gjeti ekipi i urgjencës

Aktuale

Vdekja e 3 familjarëve nga Kosova/ Pas ndihmës së parë u kthyen sërish në banesë, si i gjeti ekipi i urgjencës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:27
Kjo është shtëpia e familjes Haliti në Gjirin e Lalëzit, ku ata po qëndronin prej ditësh

Kjo është shtëpia e familjes Haliti në Gjirin e Lalëzit, ku ata po qëndronin prej ditësh. Ora News ka zbardhur detaje të reja lidhur me vdekjen tragjike të tre anëtarve të familjes nga Gjilani i Kosovës.

Mësohet se çifti Afrim dhe Ferdinaze Haliti si dhe nëna e Afrimit Elfetja kishin marrë mjekim fillimisht nga mjekët e zonës dhe janë kthyer në banesë.

Por gjendja e tyre është përkeqësuar dhe kanë njoftuar urgjencën në Tiranë.

Kur ka shkuar urgjenca në kompleksin turistik të Gjirit Lalëzit ka konstatuar se ata ishin në gjendje të rëndë, shkruan ora.

 Në situatë më kritike ishte e moshuara Elfete Halili, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Ajo është marrë me barrelë së bashku me të birin Afrimin dhe janë vendosur në autoambulancë.

Ndërsa gruaja, e cila ishte në gjendje pak më të mirë, për mungesë vendesh është vendosur në një nga karriget e personelit të ambulancës.

E moshuara mësohet se është vendosur në oksigjen që në ambulancë.

Fillimisht është menduar që ti nisin direkt për Tiranë, por duke pare gjendjen e tyre i kanë dërguar për ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe pas mjekimit janë nisur drejt Tiranës.

Tre anëtarët e familjes ndërruan jetë në spital njëri pas tjetrit në harkun kohor të tret ditëve, 6-7-8 maj.

Shkak për vdekjen e tyre dyshohet helmimi nga kërpurdhat të cilat ata i kishin mbledhur në pyll dhe konsumuar në shtëpi.

Pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", mjekun Shyqyr Beqajn 54 vjeç  dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat