Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Fushë Kosovë

Aktuale

Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Fushë Kosovë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 33-vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Për vrasjen e saj është arrestuar motra e viktimes.

Prokuroria njofton se pas arrestimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton prokuroria.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat