Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:16
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog,​ Besnik Bislimi, priti në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ambasadori Rohde e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e tij në fusha të ndryshme, ku Gjermania tashmë edhe e ka dëshmuar përkrahjen ndaj Kosovës.

Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri dhe ambasadori diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, bashkëpunimit rajonal, si dhe për vizitën e fundit në Bruksel të delegacionit kosovar.

Ambasadori Rohde theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartë përkrahjen e pakursyer të shtetit mik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat