Para takimit me Vuçiq, Kurti planifikon të takohet me opozitën

Aktuale

Para takimit me Vuçiq, Kurti planifikon të takohet me opozitën

Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:41
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti po planifikon se para të shkojë në dialog me Serbinë, të takohet edhe me partitë e opozitës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Albin Kurti do të bisedojë me opozitën për çështje të interesit kombëtar.

Sipas tij, takimi i Kurtit me opozitën pritet të realizohet gjatë këtij muaji.

”Presim që takimet me opozitën të realizohen gjatë këtij muaji. Duhet të palët të jenë të barabarta në tryezën e dialogut, ku Kosova është palë e dialogut dhe jo temë, siç ka qenë deri tani. Dialogu duhet të jetë në shërbim të dy popujve, jo politikanëve”, citohet të ketë thënë ai për Euronews Albania.

Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar që të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, derisa, Josep Borell ka bërë të ditur se shefi i qeverisë kosovare kishte kërkuar më shumë kohë që të përgatitet për bisedime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat