Afër 350 minatorë nuk shkojnë në punë, duan pagat

Aktuale

Afër 350 minatorë nuk shkojnë në punë, duan pagat

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:50
Miniera e Trepçës

Më shumë se 350 minatorë të Stantërgut sot nuk kanë punuar në ndërrimin e parë si shenjë proteste për një pjesë të pagës që s’e kanë marrë ende.

Kryetari i Sindikatës, Gani Osmani, ka thënë se nuk dihet saktë arsyeja pse ka mbetur pa dalë kjo pjesë e pagës, por se kjo është e papranueshme të ndodhë para festës së Bajramit.

“Nuk e dimë saktë pse ka ndodhur, sepse sasia e prodhuar e koncentratit është shitur. Nga data 7-10 maj është dashur t’i marrim pagat për muajin e kaluar. Përveç festës së Bajramit, ne kemi edhe obligime ndaj bankave, sepse pothuajse të gjithë punëtorët janë në kredi. Janë afërsisht mbi 350 punëtorë të ndërrimit të parë të cilët janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre dhe janë të vendosur që mos të kthehen në punë pa i marrë pagat”.

Osmani ka thënë se në momentin që del pjesa e mbetur e pagës rikthehen në punë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat