320 pacientë po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës, 208 me COVID-19

Aktuale

320 pacientë po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës, 208 me COVID-19

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:44
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar për shifrat e fundit të trajtimeve nëpër spitale.

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 320 pacientë.

208 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 19 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 223  janë nën asistim të okisgjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 155 pacientë

9 prej tyre në gjendje të rënduar

106 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

121 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 65 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,  60 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 8 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë  165 pacientë

10 prej tyre në gjendje të rënduar

102 të konfirmuar pozitivë

98 me oksigjeno-terapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat