Rron Gjinovcit nuk ia ‘mbush syrin’ reagimi i MPJ-së për konfliktin në Izrael – ja si e quan atë

Aktuale

Rron Gjinovcit nuk ia ‘mbush syrin’ reagimi i MPJ-së për konfliktin në Izrael – ja si e quan atë

Nga: A.Morina Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:18
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar reagimin e ministrisë së Punëve të Jashtme te Kosovës në lidhje me konfliktin e dhunshëm që po zhvillohet mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit.

Gjinovci e ka cilësuar si reagim të ‘lodht’ të ministrisë, pasi sipasi tij brenda atij reagimi duhet të ishte edhe një fjali tjetër.

“Për me qenë i vërtetë e si rrjedhim i drejtë ky reagim i lodht i Ministrisë, duhet me pas edhe një fjali: "populli palestinez po ashtu ka të drejtë të çlirohet nga okupimi".

Shyqyr që s'jom n'pushtet, se mu kish dashtë me përbi këtë qëndrim të papërbishëm”, shkroi Gjinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E VËRTETA ËSHTË E TËRA

“Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2.000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Për me qenë i vërtetë e si rrjedhim i drejtë ky reagim i lodht i Ministrisë, duhet me pas edhe një fjali: "populli palestinez po ashtu ka të drejtë të çlirohet nga okupimi".

Shyqyr që s'jom n'pushtet, se mu kish dashtë me përbi këtë qëndrim të papërbishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat