Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 18 maj 2021 Në ora: 06:12
Ilustrim

Ngjarjet e datës 18 Maj 2021

- OJQ Marakli t'Biciklave së bashku me Policinë e Kosovës shpërndajn fletushka  informuese për shoferët e makinave. (Stacioni i Policisë Jug, ish Hotel Victory, ora 9:00)  

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me raportin e auditimit të performances për procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performances “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare si dhe raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj pret në takim Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:30)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri marrin pjesë në hapjen e Muzeut Etnografik në Gjilan. (Ish objektin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, ora 11:00)

- EULEX-i do ta prezantojë “Raportin e tij Special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë”, në të cilin identifikohen sfidat me të cilat janë ballafaquar sistemi i drejtësisë dhe shërbimi korrektues gjatë pandemisë me koronavirus. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

 - Në kuadër të javës se gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore mbahet marshi me fëmijët me pllakata #Love30 dhe shpërndarja e Maskave tek qytetarët, bashkërisht me Policinë e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ekspozon punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Festivalin e Muraleve në Ferizaj. (Ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nÑ‘ Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:00)  

- Komuna e Prizrenit mban dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është "Takimi me qytetrë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 13:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore, ora 13:15)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis prezanton premierën e shfaqjes dans teatër “Totem dhe Tabu” me koreografi nga Robert Nuha dhe dramaturgji të Zana Hoxhës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat