Gjimnazistët e Prishtinës mbajnë marsh protestues kundër sulmeve seksuale në shkolla

Aktuale

Gjimnazistët e Prishtinës mbajnë marsh protestues kundër sulmeve seksuale në shkolla

Më: 18 maj 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Ditë më parë në media është publikuar një video ku shiheshin dy nxënës të një shkolle në Prishtinë që sulmonin seksualisht një nxënëse të klasës së parë. Kjo video nxiti reagime të shumta në publik dhe dje u mbajt një protestë para Ministrisë së Arsimit.

Një marsh protestues është paralajmëruar edhe sot në Prishtinë.

Nxënësit e gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda” dhe “Ahmet Gashi” në kryeqytet kanë njoftuar se do të marshojnë me parullën “Traumë, jo lojë” sot nga ora 14:30.

Ky marsh protestues do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë deri te ndërtesa e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat