Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 21 maj 2021 Në ora: 06:17
Ilustrim

Ngjarjet e datës 21 Maj 2021

- Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të vizitojnë QKMF-në ku ka filluar realizimi i analizës “Triple Test” për gratë shtatzëna. (Prizren, ora 9:30)

- Mbahet vazhdimi i mbledhjes së tretë të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. (Qendra e qytetit të Junikut, ora 10:30)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Efikasiteti i Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2020”.  (Hotel Sirius, ora 11:00)    

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912. (Salla e madhe "Oda e Junikut", Junik, ora 11:00)

- Disa persona mbajnë një tubim solidarizimi për paqen në Palestinë. (Në Kejin përballë xhamisë së Sinan Pashës në Prizren, ora 13:45)

- OJQ“Roma  in Action" organizon aktivitet për promovimin e vlerave te përbashkëta kulturore dhe feston Ditën e Diversitetit Kulturor. (Pranë sheshit kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ora 16:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova bën promovimin e librit “Katalogu i Andrrave” të punuar nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat