Ky është kandidati potencial i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Ky është kandidati potencial i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 10:57
AKR

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim ka folur në lidhje me zgjedhjet e lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.

Ai tha se janë duke punuar në lidhje me përzgjedhjen e kandidaturave si për Prishtinën po ashtu edhe për komunat e tjera.

Makolli theksoi se Selim Pacolli është kandidat potencial për të garuar për të parin e Prishtinës, por potencoi se akoma nuk ka një vendim definitiv.

“Ne jemi duke punuar në atë drejtim, jo vetëm për Prishtinën, por për të gjitha komunat ku ne do të garojmë. Sigurisht Selim Pacolli është kandidat potencial, por ende nuk është marrë vendimi definitiv. Gjatë javëve në vazhdim do të shpallim edhe kandidaturën për Prishtinë edhe për disa komuna të tjera” tha shkurt Makolli.

Deri në këto momente vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka shpallur zyrtarisht kandatin e saj për kryetar të Prishtinës.

Nga subjektet e tjera politike ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat.

Ditë më parë u raportua se LDK-ja pritet të kandidojë për kryetar të Prishtinës artitektin Përparim Rama, por dhe kjo mbetet ende në kaudrin e parashikimeve pasi ende nuk është konfirmuar asgjë.

Po ashtu edhe nga partia më e madhe opozitare, PDK-ja, ende nuk kanë dalë me një emër të unifikuar me të cilin do të garojnë për kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat