Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 24 maj 2021 Në ora: 06:25
Prishtina

Ngjarjet e datës 24 Maj 2021

 - Me rastin e shënimit të 24 majit - Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 9:00)

- Mbahet një protestë paqësore për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen mjedisore në komunën e Drenasit, sidomos për fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit. (Para Objektit të Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë ish Pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi në të cilën do te shqyrtohet draft plani i punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Aktivistet e Pejës organizojnë protestë kundër ngacmimeve seksuale dhe përdhunimeve dhe kundër heshtjes institucionale. (Korza e qytetit në Pejë, ora 12:00)

-  Mbahet ceremonia e diplomimit të Maturantëve të Gjeneratës 2020/2021 të Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj. (Hapësirat e shkollës në Ferizaj, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”. (Shtëpia e Pavarësisë, ora 13:00)

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, do të vizitojë shoqatën Esnaf në Prizren ku do të diskutohen masat parandaluese, sezona e dasmave dhe protesta që do të mbahet të martën, ora 19:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat