Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 25 maj 2021 Në ora: 06:11
Ilustrim

Ngjarjet e datës 25 Maj 2021

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)  

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin e punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti, takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë takohet me Drejtorin e Agjencisë për shërbimin e navigimit ajror, Drejtorin e Agjencisë së Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton dhe miraton Draft Planin e Punës së Komisionit, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Inciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës promovon librin ‘’Vargu I bardhë’’, grup autorësh të verbër. (Objekti i kafiterisë 'Kult Plus', ora 14:30)

- Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës me bashkëpunëtorë, do të takohen me nënkryetaren e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci ku do t'i dorëzohen kërkesat e Sindikatës për punëtorët ne sektorin privat. (Para Kuvendi, ora 16:00)

- Shoqata e Gastronomëve mban event paknaqëse, lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e Covid-19. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat