Covid-19 drejt “zhdukjes”/ Mësoni rastet e reja në Kosovë

Aktuale

Covid-19 drejt “zhdukjes”/ Mësoni rastet e reja në Kosovë

Nga: N.Sh. Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, është raportuar për një vdekje nga covid 19.

IKSHPK-ja, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë infektuar vetëm 11 qytetarë të Kosovës.

Ndërsa, 258 raste janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

258 TË SHËRUAR DHE 11 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).

 Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.

Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat