Tmerri, shteti e shet pronën 50 euro, e blen 5000 dhe e jep me qera 50 centë për ari

Aktuale

Tmerri, shteti e shet pronën 50 euro, e blen 5000 dhe e jep me qera 50 centë për ari

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:27
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka akuzuar qeverisjet e kaluara për zhvatje të shtetit.

Durimishi përmes një reagimi në Facebook ka dhënë një shembull që sipas tij ata e kanë shfrytëzuar për tu pasuruar me taksa të qytetarëve.

Ai shkruan se shteti e shet pronën 50 euro ari përmes privatizimit, pastaj e blenë të njëjtën pronë me 5000 euro ari përmes shpronësimit dhe krejt në fund e jep me qera të njëjtën pronë me 50 cent për ari.

Shkrimi i plotë:

U pasuruan duke e zhvatur e shkatërruar shtetin. Nuk lanë gjë pa bërë në dëm të shtetit. Kur e mendoj nganjëherë habitem se si qëndron ende në këmbë kur nuk kanë lënë rast pa e shfrytëzuar për tu pasuruar me taksa të qytetarëve tonë.

Vetëm një shembull:

Shteti e shet pronën me 50 euro ari përmes privatizimit.

Shteti e blenë të njëjtën pronë me 5000 euro ari përmes shpronësimit.

Shteti e jep me qera të njëjtën pronë me 50 cent për ari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat