Ish-ambasadori: Kosova duhet ta kuptojë stilin serb të negocimit

Aktuale

Ish-ambasadori: Kosova duhet ta kuptojë stilin serb të negocimit

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:01
Lulzim Peci

Lulzim Peci, ish-ambasador i Kosovës, tash drejtor i KIPRED-it, thotë se është tejet e rëndësishme për palën kosovare që të kuptojë stilin negocimit të Serbisë, e që sipas tij është i njëjti me atë të Rusisë.

Peci tha se stil i Serbisë në negociata është që të arrijë marrëveshje që duken të plota, por që në fakt hapin probleme të tjera më vonë.

“Nëse për disa marrëveshje do i kishim pasur përgatitjet më të mira, unë mendoj se do të kishim pasur marrëveshje më efektive, të cilat do të mund të zbatoheshin më mirë se që janë zbatuar. Ne duhet ta kuptojmë edhe stilin negociator serb, dhe stili serb është që të arrijë një marrëveshje që në sytë e të tjerëve duket e plotë, por mandej kur të nënshkruhet ajo marrëveshje, pas një kohë të shihet realisht se e ke arritur vetëm gjysmën e marrëveshjes.

Edhe këtu duhet të kihet kujdes me Serbinë, sepse ky është një lloj stili negociator që e ka edhe Rusia. Me marrëveshjen që do ta arrijmë, duhet t'i eliminojë të gjitha këto mundësitë e interpretimeve dualiste apo që Kosova ta sheh vetveten se nuk i ka mbyllur çështjet, por e ka mbyllur një dhe i ka hapur disa të tjera”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat