Edhe sot lajm i mirë, vetëm 12 raste pozitive me Covid-19

Aktuale

Edhe sot lajm i mirë, vetëm 12 raste pozitive me Covid-19

Nga: N.Sh Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:09
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kemi vetëm 12 raste pozitive me Covid-19.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila publikuar të dhënat nga IKSHPK-ja, ku kanë informuar se nuk ka ndërruar asnjë person jetë si pasojë e Covidit.

Ndërsa, sipas njoftimit, gjatë kësaj kohë janë infektuar vetëm 12 raste.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.

ℹ Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.652.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat