“A janë përgjegjës Hashim Thaçi e Kadri Veseli për vrasjet politike? Përplasje e ashpër e Ridvan Berishës dhe avokatit Gazmend Halilaj

Aktuale

“A janë përgjegjës Hashim Thaçi e Kadri Veseli për vrasjet politike? Përplasje e ashpër e Ridvan Berishës dhe avokatit Gazmend Halilaj

Nga: N.Sh Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:24
Ridvan Berisha dhe Gazmend Halilaj

Gjatë një emisioni televiziv ka ndodhur një përplasje ndërmjet gazetarit Ridvan Berishës dhe avokatit Gazmend Halilaj.

Derisa ishin duke folur për sistemin e drejtësië dhe kapjen e institucioneve avokati tha se është i kapur nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, duke zbritur deri tek pastruesi.

Me këtë nuk u pajtuan Ridvan Berisha i cili tha se ata janë në Hagë.

Sipas tij, tash e kanë lehtë me ç’kapë këtë sistem Qeveria Kurti.

“Për sa kohë që ka qenë PDK-ja në pushtet, sa kryetar komunash e sa zyrtarë i ki të akuzuar për korrupsion, nëse ata e paskan mbajtur nën frena, nën kontroll sistemin e drejtësisë. Hajde fol”, pyet Berisha.

“Cili prej tyre ka marr një dinim, cili prej tyre është gjykuar për veprat e pretenduara që i ka pasur”, është kundërpërgjigjur Halilaj.

Edhe panelistët tjerë pastaj i reaguan Berishës ku thanë se askush prej zyrtarëve dhe kryetarëve të komunave të akuzuar nuk janë dënuar për korrupsion.

“Gjithsej kanë qenë 23 të PDK-së, 14 të LDK-së dhe 9 të AAK-së të cilët nuk janë dënuar. Edhe Nisma nja 7 a 8”, është shprehur juristi Blerim Burjani, i cili i thotë Berishës që mos të flet për këtë punë më.

“Pasojat e kapjes së tyre 20 vjeçare do të vazhdojnë edhe së paku një dekadë. Ende njerëzit mendojnë që shumë shpejt do të kthehen ata që janë në Hagë dhe do të vazhdojnë aty ku e kanë lanë. Po e zëmë që nuk janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Kush tjetër, asnjë rast për 20 vjet i profilit të lartë të korrupsioni nuk është kap e nëse me ndikimin e medieve, është kapur dikush, atëherë është kapur për t’u pastru. Duke i thënë popullit ne e kapëm por aq i pastër paska qenë zotëriu sa që ne po obligohemi ti japim kompensim për shkarkimin e dëmit. Asnjë rast i vrasjeve të rënda politike nuk është zbuluar deri më tani. Kemi qindra vrasje. Mirëpo secili rast që kanë dështuar ta zbulojnë është zbulu brenda 24 orëve”, thotë Halilaj.

“Sebahate Tolaj, Brdhyl Ajeti, Besim Dajaku, a ki prova kush i ka vra”, pyet Ridvan Berisha.

Kurse Halilaj thotë se unë nuk kam prova për ta se nuk i kam hetuar ato vrasje.

Këtu ka reaguar edhe Burjani i cili i kundërpërgjigjet Berishës, ku thotë se, këto pyetje janë për Prokurorinë dhe jo për një avokat i cili ka qenë edhe polic.

“Unë mendoj se nëse nuk ka prova, nuk kanë dashur me i marr. Përndryshe prova ka pasur sa dush për secilin rast. Po kush me i marr, kush me i administru, kush me i zhvillu përgjimet, kush me i dërgu para Prokurorit, kush me ngrit aktakuzë, kush me dënu, kush”, është shprehur Halilaj.

Tutje Berisha pyet se “a janë përgjegjës Hashim Thaçi e Kadri Veseli për vrasjet politike”?

“Në aspektin menagjerial po”, është shprehur Halilaj.

“E them me përgjegjësi të plotë, asnjë njeri dora e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nuk e ka vra. Mirëpo, kush e ka udhëheq këtë vend në atë kohë?”, pohon Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat