Eurodeputeti irlandez i reagon Albin Kurtit për NATO-n: Seriozisht? Mos je nën presion?

Aktuale

Eurodeputeti irlandez i reagon Albin Kurtit për NATO-n: Seriozisht? Mos je nën presion?

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:09
Mick Wallace

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një reagim jo fort të zakonshëm nga një europarlamentar.

Është politikani irlandez, Mick Wallace, pjesë e Parlamentit Evropian që nga 2019-a ai që i ka reaguar Kurtit në një postim ku ky fliste për Samitin e Sotëm në Tiranë, teksa nënvizonte se lloji i sigurisë së NATO-së është një ndër shtyllat kryesore të BE-së.

“Unë arrita në përfundimin se 3 shtyllat e tempullit të BE-së janë lloji antifashist i paqes, një lloj mirëqenie shteti dhe lloji i sigurisë së NATO-s”, shkroi Kurti.

Por, përgjigjja i erdhi atij menjëherë nga Wallace. Ky i fundit e pyeti Kurtin se a e ka seriozisht kur thotë se NATO ka të bëjë me paqen.

Madje e pyeti atë se a është nën presion dhe a po i tradhton parimet e veta.

“Seriozisht Albin Kurti po përpiqesh të na thuash që NATO ka të bëjë me Paqen? – Kjo nuk i qëndron asnjë mendimi racional. A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?”, ka shkruar ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat