“Kjo është e bukura që po ndodhë në Kosovë para takimit me Serbinë”

Aktuale

“Kjo është e bukura që po ndodhë në Kosovë para takimit me Serbinë”

Nga: A.Zh Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:16
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se mediat në Kosovë, pavarësisht dallimeve, kanë filluar të kalojnë në ofensivë ndaj propagandës serbe.

Ai është shprehur i bindur se asnjë shqiptar nuk e jep kryeministrin e Kosovës Albin Kurtit, për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Sipas tij, mediat në vend nuk po bëhen “pikë e pesë” kur është në pyetje mbrojtja e interesit shtetëror në periudha si kjo në prag të takimit të 15 qershorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

E bukura në prag të dialogut është se mediat në Kosovë pavarësisht dallimeve ose jo me Qeverinë aktuale, kanë filluar të kalojnë në ofensivë ndaj propagandës serbe.

Serbia mund të jetë më e fortë ushtarakisht, por kur vjen puna te lapsi dhe mbrojtja e interesit shtetëror, pak ma kadale! Asnjë shqiptar nuk e jep Albin Kurtin për Vuçiqin.

Asnjë medium serioz në Kosovë nuk i "han foret" e Serbisë që të bëhemi "pikë e pesë" në periudha të ndjeshme në rrugën e shtetformimit.

....

Copëz nga artikulli i Foreign Policy: ...Serbia është shembulli kryesor në rajon me rrezikun kryesor të korrupsionit të theksuar nga Biden – ajo “minon besimin në proceset demokratike”. E megjithatë – shkruan Foreign Policy – zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së jo vetëm që e kanë anashkaluar korrupsionin në Serbi, por ata gjithashtu e kanë vlerësuar vazhdimisht regjimin e Vuçiqit si “udhëheqësin politik dhe ekonomik në rajon”, një vizion zhgënjyes për një kapital mbizotërues që vazhdon t’i destabilizojë fqinjët e tij më të vegjël. Në vend që ta shtyjnë qeverinë për reforma, zyrtarët amerikanë kanë bërë presion ndaj aktivistëve për t’i minimizuar ankesat e tyre dhe për të bashkëpunuar me autoritetet që i ngacmojnë ata....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat