U tha se për dorëheqje Osmani i ofroi mirënjohje Dakës, reagon këshilltari i presidentes: Kjo është vërteta

Aktuale

U tha se për dorëheqje Osmani i ofroi mirënjohje Dakës, reagon këshilltari i presidentes: Kjo është vërteta

Nga: N. H Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:16
Valdete Daka dhe Vjosa Osmani

U raportua se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mëngjes i kërkoi kryesueses së KQZ-së, Valedete Dakës, të japë dorëheqje nga pozita e saj, e në këmbim, do të ia jepte një mirënjohje publike për punën e saj aty.

Por, kjo gjë është demantuar në këto momente. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani as nuk i ka ofruar dekoratë, as mirënjohje presidenciale, Valdete Dakës.

Këtë e ka bërë të ditur Artan Murati, këshilltari i Osmanit, përmes një postimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

“Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar Murati në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë vendim për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat