Ja çfarë po pijnë në takim Kurti dhe Vuçiq

Aktuale

Ja çfarë po pijnë në takim Kurti dhe Vuçiq

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:39
Foto nga takimi

Një detaj interesant nga takimi i Albin Kurtit me Aleksandar Vuçiq në Bruksel është ai që tregon se çfarë kanë preferuar të pijnë njëri dhe tjetri në përballjen e tyre të parë në selinë e BE-së.

Kryeministri i Kosovës është mjaftuar me ujë, krahas kafesë e kroasanëve, ndërsa presidenti i Serbisë e ka bërë dallimin me një coca-cola.

Nga pamjet duket sikur ajo është “zero”.

Nikoqirët Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në këtë pikë, janë me Kurtin, e jo me Vuçiqin, pasi para tyre shihet “kompleti” i njëjtë si te kosovari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat