Policia e Kosovës tregon forcën, promovon edhe “bishat” - ja pamjet

Aktuale

Policia e Kosovës tregon forcën, promovon edhe “bishat” - ja pamjet

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:03
Pamje nga ushtrimi fushor

Në kampin ‘Vrella’ në Sllatinë, është realizuar një ushtrim fushor nga njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Ushtrim ky i bashkërenduar dhe koordinuar edhe me zyrtarë të KFOR-it, e i cili u përcoll nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Samedin Mehmeti dhe stafi i lartë menaxheues.

Në këtë ushtrim fushor morën pjesë njësite të ndryshme policore, si: Njësitet Speciale Operative (NJSO), Njësitë për Trajtimin e Materieve Shpërthyese (IEDD), Njësiti me Qenë (K9), kadetë policor, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore (DSHSH) etj.

Image

Qëllimi i ushtrimit ishte Testimi dhe prezantimi i kapaciteteve të Njësisë Speciale Operative (NJSO), në përkrahje të lehtë nga IEDD, Njësia K9 dhe DSHSH.

Po ashtu, edhe prezantimi i nivelit të përgatitjes, pajisjeve dhe metodave për menaxhimin e situatave të mundshme si incidente kritike në terren.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat