Zëvendësministri Veshall, pjesë e tryezës së diskutimit rreth politikave të edukimit

Aktuale

Zëvendësministri Veshall, pjesë e tryezës së diskutimit rreth politikave të edukimit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:11
Pamje nga takimi

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, sot është mbajtur tryezë për të diskutuar rreth politikave të edukimit.

Në këtë organizim nga Festivali Inside Out & Outside In ishin të pranishëm, Ministrja e MASHT, znj. Arbërie Nagavci, Rektori i UP-së Prof. Dr. Naser Sahiti, Dekani i Fakultetit Filozofik të UP-së, z. Dashamir Bërxulli, zëvendësministri i MKRS, z.Sejnur Veshall, Prof. Ass. Dr. Nita Luci.

Kurse në mënyrë virtuale pjesë e takimit ishin edhe Dr. Mary Drosopoulos dhe Prof. Dr. Paul Cooke nga Changing the Story.

Në tryezë u diskutua për mënyrën e përmirësimit të politikave të edukimit, gjithashtu përfshirjen e praktikave të organizatave civile që punojnë me të rinjtë dhe rëndësinë e arsimit joformal.

Z. Veshall tregoi prioritetet që ndërlidhen me fushëveprimin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e që kanë të bëjnë me qasjen e gjithëpërfshirëse të edukimit bazuar në vlerat e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe artit. Ndër to është bashkëveprimi dhe koordinimi i ngushtë me MASHT në angazhimin për përfshirjen e trashëgimisë kulturore në plan program të shkollave fillore dhe të mesme. Përdorimi i metodave të ndryshme kreative të edukimit joformal mbi kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat