​Konjufca: Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm me popullin e Kosovës

Aktuale

​Konjufca: Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm me popullin e Kosovës

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Gjermani, ka takuar kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble.

Konjufca ka shkruar në Facebook se ka falënderuar Dr Schauble për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

“Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave. Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kryetarit të Parlamentit Gjerman, Wolfgang Schauble, ku do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat