Garë e nxehtë / A do të kandidojë Enver Hoxhaj për kryetar të PDK-së?

Aktuale

Garë e nxehtë / A do të kandidojë Enver Hoxhaj për kryetar të PDK-së?

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:05
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’së nuk ka treguar nëse do të garojë për të parin e kësaj partie.

“A do të jem kandidat?

Mendoj që detyra e ime dhe e Kryesisë ka qenë që ne të krijojmë një situatë që i shprangosë, i shtynë shtytëset, energjitë më të reja e më të mira që i ka PDK’ja për të udhëheq Partinë Demokratike e Kosovës”, thotë Hoxhaj.

“Se kush mund të jetë kandidat për kryetar, se cilat degë, cilët kolegë mund të mbështesin kë për kryetar të PDK’së, unë mendoj se kjo është në dorë të Konventës dhe Konventa duhet të zgjedh dikë i cili pas dy vjetëve e sfidon vërtetë Albin Kurtin”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat