Eksperti britanik parashikon skenarët që mund të diskutohen në takimin Kurti-Macron

Aktuale

Eksperti britanik parashikon skenarët që mund të diskutohen në takimin Kurti-Macron

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 19:54
Albin Kurti, Emmanuel Macron

Albin Kurti ka udhëtuar gjatë ditës në Paris ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në këtë takim tema kryesore pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas profesorit britanik Aidan Hehir, në këtë takim Macron do t’i kërkojë Kurtit kompromise për zgjidhjen përfundimtare të problemeve me Serbinë.

“Edhe ky takim do të ndjek një skenar tashmë të njohur: Macron do të shprehë mbështetje për Kosovën, derisa do të ushtrojë presion mbi Qeverinë për një kompromis. Megjithatë gjatë dekadës së fundit të gjitha këto takime kanë rezultuar të pafrytshme. Ka pasur premtime boshe dhe mbështetje sipërfaqësore për Kosovën. Për më keq Kosova është trajtuar me përbuzje. Serbia është bërë e dashura e BE-së”, deklaroi Hehir.

Sipas hulumtuesit britanik, Kosova padrejtësisht po shihet si pala jo konstruktive në dialog.

“Për ironi të fatit, është Kosova ajo që është trajtuar sikur po parandalon një zgjidhje, pavarësisht faktit se Serbia është ajo që po parandalon çdo zgjidhje. Kurti duket se është i përkushtuar për të ndjekur një qasje të ndryshme nga para ardhësit, qasje më pak respektuese ndaj BE-së. Kjo është e mirëpritur. Pas takimit Macron do të kuptojë që po përballet me një qeveri më serioze të Kosovës dhe nuk do të dorëzohet lehtë”.

Ditë më parë në një vizitë zyrtare në Francë ka qëndruar edhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat