Edhe Pacolli i reagon Grenellit

Aktuale

Edhe Pacolli i reagon Grenellit

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 23:57
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ish të deleguarit të SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili gjatë i quajti heronj serb, pjesmarrësit e Betejës së Vindovdanit.

Pacolli, në reagimin e tij, i thotë Grenellit se është i keqinformuar dhe se kjo betejë nuk është bërë nga serbët, por nga popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.

Ndërkaq Grenell përvjetorin e Betejës së Kosovës ia uroi serbëve, duke thënë se “sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari”.

“Sot ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, deklaroi nëpërmjet një postimi në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat