E zbulon Ahmeti: Emri i ri për ambasador ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit - ky është qëllimi SHBA-së

Aktuale

E zbulon Ahmeti: Emri i ri për ambasador ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit - ky është qëllimi SHBA-së

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:41
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në llogarinë e tij në twitter, ka shkruar për të nominuarin e presidentit Joe Biden, për ambasador të ri në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ahmeti kujton se Hovenier ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit gjatë negociatave, e sipas tij, fokusi i SHBA’së do të jetë çështja e dialogut.

“Sot Biden ka propozuar Jeff Hovenier për Ambasador të ShBA në Kosovë. Hovenier përveç që njeh mirë Ballkanin e Kosovën ka qenë edhe pjesë e ekipit të Ahtisaarit gjatë negociatave. Do të thotë që fokusi i ShBAve në vijim do të jetë dialogu!”, shkroi kryetari Ahmeti.

Ambasadori i ri, Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA’së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Nga Uashingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore.

Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Familja ime dhe unë ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë gjithmonë do të jem një mik i Kosovës ”, ishte shprehur Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat