Faton Peci, a po i futet garës për kryetar të Mitrovicës?

Aktuale

Faton Peci, a po i futet garës për kryetar të Mitrovicës?

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 11:12
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka dhënë sinjale se mund të kandidojë për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Në një foto të publikuar në Facebook nga njeriu i afërt i Faton Pecit, Enis Sadiku dhe disa persona të tjerë shkruhet “Diçka për Mitrovicën!”.

Nëse ky është një paralajmërim se Peci do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës nuk dihet, por ai ka qenë ndër emrat më të përmendur kohëve të fundit si kandidat i përbashkët i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa.

Por, në anën tjetër, veç Pecit, një garë e brendshme në Vetëvendosje ekziston edhe midis kryetarit të tanishëm të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica, Armend Muja.

Këtij dueli të brendshëm mund t’i futet edhe Peci.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat