Haradinaj ngushëllon familjen Veseli: Baca Fazli u prehtë në paqe!

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjen Veseli: Baca Fazli u prehtë në paqe!

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:24
Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit

Ka vdekur babai i Kadri Veseli.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes Veseli.

“Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shrkuar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura.

Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli!

Baca Fazli u prehtë në paqe!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat