“A u rehatove Babë, krytë a e mbështete në tokë, a u mbulove mirë?”/ Letra emocionuese për Kadri Veselin pas vdekjes së babait

Aktuale

“A u rehatove Babë, krytë a e mbështete në tokë, a u mbulove mirë?”/ Letra emocionuese për Kadri Veselin pas vdekjes së babait

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:35
Kadri Veseli

Ish-kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Merita Makolli, ia ka kushtuar një shkrim Kadri Veselit, ish-kryetarit të kësaj partie i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale.

Ajo ka shkruar për situatën në të cilën ndodhet Veseli pas vdekjes së babait, i cili u varros gjatë ditës së djeshme. dhe në të cilën

Ish-komandanti i UÇK-së nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fazli Veselit.

“A u rehatove Babë? Krytë a e mbështete në tokë, a u mbulove mirë ? Flej tash, pusho, s’të lëndon më asgjë. Së paku atje tani je i mbrojtur nga dhimbja, pritja, dëshpërimi, malli, përndjekja, akuza, gjykimi…”

Letra e plotë:

Natën e mirë Babë!

A u rehatove Babë? Krytë a e mbështete në tokë, a u mbulove mirë ? Flej tash, pusho, s’të lëndon më asgjë. Së paku atje tani je i mbrojtur nga dhimbja, pritja, dëshprimi, malli, përndjekja, akuza, gjykimi…

Me H, J, R, N, H, M… nejtëm deri tash. U mërzitën fort edhe ata… Drejtë me të thëne mezi prita me hi në dhomën tem, me u shtri e me folë shlirë me ty. Po më dhimet nana ma së shumti, se e di që ajo e ban gajlen tem… Bahet marak mos po mërzitna shumë, e po më doket pe nij tu thanë “ eh djali jem, na ja bojmë diqysh këtu, po mjera unë, ti atje, qysh t’ ra kjo mërzi…”

E di dhe niva se sonte kemi pasë shumë mysafirë Babë. Por as unë, si ti, nuk shtrëngova asnjë dorë bashkëluftëtari, e as miku, aty në dalje të varrezave. I kam mbyll sytë e po më doket pi shoh një nga një…Uhhh se ç’më kthyen mrapa në kohë këto përfytyrime… Po të rinj janë kanë, e po shumë janë plakë more Babë. Ma të lumtur mu kanë dok në mal…

Sonte, ti kokën në tokë, e unë sytë në tavanin e kësaj dhome, me qelës nga jashtë. Po të kishe mundësi, ti do e merrje për vete edhe dhimbjen tem për vdekjen tënde.

Ehhh valla Babë, veç këtë dhimbje s’ma merr dot. Boll dhimbje më ke marrë, boll forcë më ke dhanë.

E di se ma fal që jetove dhe shkove me mallin tem. Por, kënd ta fal unë…!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat