Deputeti i VV-së ka një thirrje publike për prokurorinë, kërkon hetimin e disa faturave të rrejshme

Aktuale

Deputeti i VV-së ka një thirrje publike për prokurorinë, kërkon hetimin e disa faturave të rrejshme

Nga: A.M Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:07
Mefail Bajqinovci

Së fundmi, u raportua për keqpërodrim të buxhetit prej 815 mijë eurosh, gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” , ku ky shpenzim i parave u arsyetua me mëditje e edhe me fatura të rrejshme.

Ndaj këtij raportimi, reagoi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i cili ironizoi duke pyetur se a është bëër pastrimi i buxhetit apo i deponive të mbeturinave.

“Sipas mediave del se për aksionin i cili ka kushtuar shtetit 815 mijë euro “Ta pastrojmë Kosovën” janë arsyetuar edhe me fatura të rrejshme dhe mëditje.

Policia dhe prokuroria duhet t’a hetojë këtë rast deri në fund”, shkroi Bajqinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pastrimi i buxhetit apo i deponive të mbeturinave.

Sipas mediave del se për aksionin i cili ka kushtuar shtetit 815 mijë euro “Ta pastrojmë Kosovën” janë arsyetuar edhe me fatura të rrejshme dhe mëditje.

Policia dhe prokuroria duhet t’a hetojë këtë rast deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat